
Policia e Korçës ka goditur një rrjet lokalesh që ushtronin në mënyrë të paligjshme veprimtarinë e lojërave të fati, vetëm pak ditë pas kanosjes së një të riu për borxhe nga bastet sportive. Operacioni i koduar ‘Qarku’ ka çuar në disa arrestime dhe procedime. Ndërkohë, një rast tjetër është zbuluar edhe në Vau të Dejës, ku një lokal ishte përshtatur për përdorim droge dhe lojëra fati.



