Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov u ngarkua personalisht nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në një takim të mbajtur më 3 shkurt, për të vrarë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Një deklaratë e tillë u bë nga Aleksey Danilov, sekretar i Këshillit për Sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare të Ukrainës.
Gjatë takimit Kadyrov, mori përsipër angazhimin në emër të njerëzve të tij. Ndërkohë inteligjenca ukrainase ka monitoruar dhe neutralizuar grupet armike. Operacioni special që do të kryhej nga ndjekësit e tij për të eliminuar Presidentin tonë sot është plotësisht i njohur dhe mund të them se kemi marrë informacion nga përfaqësues të FSB-së, të cilët sot nuk kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme.
Ramzan Kadyrov është lideri i Republikës çeçene, e cila është një pjesë gjysmë autonome e Rusisë.
Ai është një aleat i Vladimir Putinit dhe komandot e tij konsiderohen si luftëtarë të ashpër dhe shumë të aftë. Ndërkohë FSB është Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi.



