Astrofizikanti këshillon se çfarë duhet të shmangim kur bie rrufe: Në verë godasin me shumë forcë

Astrofizikanti këshillon se çfarë duhet të shmangim kur bie rrufe: Në verë godasin me shumë forcë

Astrofizikanti Erald Buneci shpjegon se si funksionojnë rrufetë në qiell si dhe rrezikshmërinë e tyre nga goditjet në tokë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai këshillon që të shmangim detin, çadrat dhe pemët kur ka stuhi.

Buneci shpjegon gjithashtu se rrufetë në verë janë shumë më të fuqishme se sa në dimër.

Fibank 

Rrufeja është një fenomen i rrezikshëm dhe duhet të ruhemi. Kur sheh ndryshime të shpejta, kur era shoqërohet me re të zeza, duhet të ruhemi, sepse rrufeja e parë në një kohë që nuk e pret, është më e frikshmja, është shkarkimi i parë.

Pas asaj shkarkimet janë më të vogla në fuqi. Kur je në breg të detit dhe bie shi dhe bie rrufe, ka tendencën që rrufeja të bjerë në vendet më të larta, por po ndodhi në det të gjithë njerëzit që janë rrotull, në një rreze prej 100 metra i zë korrenti.

Është një rrymë shumë më e madhe, shumë herë më e fuqishme se në telat e korrentit. Është një energji shumë e shpejtë dhe e fuqishme dhe të shkrumbon komplet.

Bëhet si një tufë e madhe elektronesh që vijnë tek trupi dhe e marrin përpara trupin. Rrufeja çan gurin, thyen pemën në mes.

Çdo vend i ngritur është më i aksesueshëm nga rrufeja. Shtëpitë në male duhet të kenë rrufepritëse. Televizorët apo pajisjet elektrike duhet të fiken sepse digjen.

Digjet gjithë rrjeti elektrik dhe pajisjet dhe që mos të digjen pajisjet duhet t’i heqësh nga priza.

Bëhet fjalë për tensione shumë të larta dhe me amperazhe shumë të larta. Duhet shmangur prekja e pjesës metalike.

Se nëse një rrufe është e vogël ajo do kapë vetëm hekurin dhe plastika apo gomina nuk e përcjell.

Metalet janë përcjellëse shumë të mira dhe e përcjellin.

Në dimër rrufetë janë më të vogla, ndërmjet reve, ndërsa në verë rrufetë janë më të fuqishme dhe godasin me shumë forcë.

Filadelfia është vendi ku bien më shumë rrufe në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy