“Zhduken” nga Thesari i Shtetit mbi 2 mln euro/ Policia arreston një të dyshuar në Kosovë

“Zhduken” nga Thesari i Shtetit mbi 2 mln euro/ Policia arreston një të dyshuar në Kosovë

Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari shtetëror i Kosovës.

Sipas policisë, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërkaq dy të tjerë gjenden në arrati.

Ndërkaq, njoftohet se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu sot është thirrur konferencë urgjente për media nga Ministria e Financave, e cila do të mbahet nga ora 15:45.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy