Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Ndoka: Ministri të japë dorëheqjen (VIDEO)

Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Ndoka: Ministri të japë dorëheqjen (VIDEO)

Ish-deputeti Nard Ndoka, arrestimet në Ministrinë e Financave, ku përfundoi në pranga sekretari i përgjithshëm, Arlind Gjokutaj i akuzuar për shpërdorim detyre, i etiketon si degradim të pushtetit.

Nga studio e MCN Live, ai tha se degradimi i pushtetit vjen për faktin se në përgjithësi në pjesën tonë plurale në këto 32 vite, mandati i parë i një qeverisje ka pasur me të vërtetë disa arritje të dukshme dhe të prekshme, edhe sa i takon nivelit të ulët të korrupsionit dhe rritjes ekonomike.

Në vijim ai tha se mandati i dytë ka sjellë një lloj çoroditje dhe se kjo është vënë re shpesh sa mazhorancat janë rrëzuar në mandatin e tretë.

Sipas tij, kjo është hera e parë që kemi një mandat të tretë, dhe ky është degradim me pushtetin.

Korrupsioni i inceneratorëve është afera më e madhe korruptive në 32 vite pluralizëm dhe administrata e ndjen kur e sheh se Kryeministri firmos miliona euro nga taksat e tyre për një kompani nën hetim dhe disa personazhe të akuzuar sot, atëherë çdo individ që punon në administratë e ka mendjen kap ça të kapësh dhe kjo fillon nga zyrtarët e lartë e deri te polici në rrugë.

Për efektet morale dhe politike, do të ishte krejt normale kur figura numër 2 e ministrisë, sekretari i përgjithshëm, se nuk është roja...

Por personi që ka tagrin që të kontrollojë në aspektin ligjor çdo vendim. Kur ndodh një aferë e tillë ende pa u shprehur drejtësia, ministri përkatës duhet të japë dorëheqjen, se është një korrupsion galopant.

Nga përfaqësuesi më i lartë shtetëror, se ministri është pozicion politik. Kur kishte një aferë korruptive, si përgjegjësi morale dhe politike, edhe më para në qeveritë e majta dhe të djathta, titullarët janë larguar.

Nëse kemi një zyrtar të lartë që ka kaluar me katapult sa nga njëri tek tjetri, se kishte dhe CV të pasur, titullari duhet të mbajë përgjegjësi.

Dorëheqja është standard, për të dhënë edhe një mesazh te qytetarët që ne reagojmë. Rama nuk e ka futur fare këtë model.

Degradimi nis nga Edi Rama së pari, që është kapur në krim zgjedhor. Sekretari i përgjithshëm e kupton se shefi sipër meje e ka mendjen për të vjedh, ndaju sheh fiku fikun dhe piqet dhe dardha.

Fakti që ndodh çdo ditë nga një skandal, kur nuk kishte ndodhur në 32 vite kjo tallje fundshpine e Kryeministrit.

Rama tha timonin dhe tepsinë, nuk e donte dhe LSI-në. Se më para thuhej LSI, ndërsa sot kur pyet kush janë këto, të Edi Ramës.

Sot çdo shërbim nuk e merr dot pa pagesë, apo tenderat. Janë provat dhe dosjet e gatshme.

Edhe korrupsioni i inceneratorëve nuk është kapur nga drejtësia, është denoncimi i opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy