
Kryedemokrati Lulzim Basha, në vizitën që bëri në qytetin e Vlorës, u ndal në një bisedë me artistët.
Vëmendje mori diskutimi me aktorin e njohur Bujar Asqeriu, ku u prekën të gjitha problematikat e artistëve, por edhe dy problemet që ngriti aktori: keqtrajtimi i naftëtarëve dhe minatorëve të Bulqizës.
“Dua të shoh çdo shqiptar të pasur, të qeshur të lumtur dhe zot të familjes së tij, të pronës së tij. Kam dhe një plagë në zemrën time, të parën e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot treten, dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia të mira, as me jetesë të mirë. Cinizmi që del nga greva dhe më takoni mua është cinizëm dhe urrejtje njerëzore. Nuk mund të jesh drejtues i një shteti pa dashur shqiptarin, vetëm me dashuri fitohet beteja. Pagat për ta duhet të jenë dinjitoze dhe minatorët e Bulqizës që jetojnë në kushte të mjerueshme, këto janë plagët e mia”, tha Asqeriu.
Nga ana e tij kreu I PD-së Basha teksa aprovoi atë që tha aktori, u zotua se do të kujeset për këtë kategori.



