Studimi: Sozitë kanë edhe ADN të ngjashme

Studimi: Sozitë kanë edhe ADN të ngjashme

Njerëzit që kanë fytyra shumë të ngjashme pavarësisht se nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, kanë ngjashmëri në ADN dhe mund të ndajnë karakteristika fizike si pesha dhe gjatësia, si dhe disa tipare të sjelljes si duhanpirja.

Ky është përfundimi i një studimi që krahasoi 32 çifte njerëzish dukje të ngjashme nga e gjithë bota, të identifikuar dhe fotografuar nga një artist kanadez. Rezultatet janë publikuar në revistën Cell Reports nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga gjenetisti Manel Esteller i Universitetit të Barcelonës në Spanjë.

"Për dekada, ekzistenca e individëve që duken njësoj pa pasur asnjë lidhje familjare është përshkruar si një fakt i provuar, por vetëm në terma anekdotikë dhe pa ndonjë justifikim shkencor," shpjegon Esteller.

"Përdorimi gjithnjë e më i përhapur i internetit dhe rrjeteve sociale për shpërndarjen e imazheve ka bërë që sot ne të jemi në gjendje t'i identifikojmë dhe studiojmë këta njerëz".

Studiuesit rekrutuan 32 çifte njerëzish që dukeshin si binjakë, por ishin krejtësisht të huaj për njëri-tjetrin. Të gjithë pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor mbi karakteristikat e tyre biometrike dhe stilin e jetesës, ndërsa shkalla e ngjashmërisë së fytyrave të tyre u vlerësua objektivisht duke përdorur tre algoritme të ndryshme të njohjes së fytyrës.

Në 75% të rasteve (25 çifte nga 32) ngjashmëria e fytyrave u njoh nga të paktën dy softuer: 16 çifte, në veçanti, u vlerësuan si të ngjashme nga të tre algoritmet. Falë analizës së mostrave të pështymës së pjesëmarrësve, u bë e mundur të verifikohej se këto 16 çifte të ngjashme kanë një ngjashmëri të fortë edhe në lidhje me ADN-në (vlerësuar në bazë të mbi 19 000 polimorfizmave të vetme nukleotide, lloji më i zakonshëm i variacionit gjenetik midis njerëzve), ndërkohë që ndryshojnë për sa i përket mekanizmave të rregullimit të gjenomit (epigjenetikës) dhe mikrobiomës, dy aspekte që ndikohen fuqishëm nga mjedisi. Përveç kësaj, disa tipare fizike si pesha dhe gjatësia dhe tipare të sjelljes si duhanpirja dhe edukimi ishin gjithashtu të ndërlidhura me pamjet.

Pavarësisht numrit të vogël të njerëzve të përfshirë në kërkim, ekspertët besojnë se studimi ka ende një bazë solide statistikore dhe argumentojnë se ai mund të ketë aplikime në mjekësinë ligjore (për të rindërtuar identikitin e studiuesve bazuar në ADN-në e tyre) dhe në depistimin parandalues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy