Gogu: Me rëndësi të mos cenohet vullneti i zgjedhësve, thirrja e dëshmitarëve detyrim ligjor

Gogu: Me rëndësi të mos cenohet vullneti i zgjedhësve, thirrja e dëshmitarëve detyrim ligjor

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu nga studio e lajmeve në MCN TV komentoi mbi ecurinë e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ku u shpreh se ka hyrë në fazën më interesante, ndërsa shtoi se hetimi ka një rëndësi për kuvendin pasi hetohet çdo cenim për procesin zgjedhor që është shtylla e demokracisë në vend.

Komisioni ka hyrë në fazën më interesante dhe mund të fillojmë nga puna sa më parë. Kishte tentativë për bllokim por u superua nga komisioni sepse këta kanë një rëndësi për kuvendin pasi hetojnë çdo cenim për procesin zgjedhor që është shtylla e demokracisë në vend dhe për këtë arsyer jemi aty se vullneti i zgjedhësve të mos cenohet. Por pretendimet të shqyrtohen me kujdesin më të madh.

Jemi aty dhe nuk kemi penguar punën e komisionit por kemi ndihmuar. Nga krahu tjetër deputet të maxhorancës me vullnetin  tyre sigurojnë që puna e komisionit të jetë i ligjshëm që ai të përdoret në fund nga kuvendi. Ne do sigurojmë që puna e komisionit të hetojë zgjedhjet dhe ti drejtohet në fund me një raport kuvendit.

Ndërsa i pyetur pse është kaq shumë e domosdoshme thirrja si dëshmitarë të Bardhit, Vokshit dhe Mziut, Gogu sqaroi se është detyrim ligjor të thirret kushdo që ka informacione dhe ti vërë ato në dispozicion të komisionit.

Është e rëndësishme sepse Bardhi ka ofruar veten se ka informacione që do ta ndajë në dispozicion të komisionit. Dhe është detyrim ligjor thirrja e të gjithë atyre që kanë informacion dhe këta persona kanë dijeni për veprimtarinë e një strukture që PD e ka ngritur dhe pretendojnë se kanë mbrojtur votën kështu që ata janë të detyruar që informacionet që kanë t’ja vënë në dispozicion komisionit.

Ndërsa lidhur me zhvillimet brenda PS, ku kjo e fundit ka nisur procesin për ndryshime statutore dhe analizën e zgjedhjeve Gogu u shpreh se një nga qëllimet e partisë është që të ofrojë alternativën më të mirë për qytetarin.

Analiza nuk ka përfunduar ende dhe natyrisht dhe ndryshimet statutore. Partia Socialiste natyrisht ka kaluar një test dhe po sheh të gjitha mundësitë e përmirësimit. PPS një nga qëllimet e saj ka që të ofrojë alternativën më të mirë për qytetarin shqiptar dhe ta zbatojë atë.

Përsa i përket përçarjes së opozitës, deputeti socialist deklaroi se kjo nuk është biznesi i PS dhe se për situatën e krijuar në PD nuk ka asnjë koment.

Nuk kam koment për këtë situatë brenda kampit opozitar. Partia Socialiste përfiton nga situatat që përmirësojnë kundërshtarin. Përsa i përket përçarjeve dhe këtyre fenomeneve kjo nuk është biznesi i PS nuk është puna jonë, nuk kam asnjë koment. Sa i përket presidentit ndjek me interes të madh gjyqin që ndodh në gjykatën kushtetuese për të parë verdiktin përfundimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy