Piramida e vrasjes së Nikulajt/ Porosia nga Edmon Haxhia, të huajt u kamufluan si turist, fjetën edhe në hotelin e viktimës

Piramida e vrasjes së Nikulajt/ Porosia nga Edmon Haxhia, të huajt u kamufluan si turist, fjetën edhe në hotelin e viktimës

Ky që shihni në këto foto është Edmond Haxhiaj, shqiptaro-britaniku i cili është nipi i vëllezërve Elton dhe Klodian Lekstakaj me të cilët Nikulaj kishte një hasmëri të nisur vitin e mbrapshtë 1997. Ndërsa ky Portugezi ekzekutor i krimit që i mori jetën Ardian Nikulajt.

Haxhiaj dyshohet se ka porositur vrasjen ka ndërtuar planin dhe ka rekrutuar britanikët me precedentë penal.

Ata janë 4 shtetas, tre burra dhe një grua britanike përkatësisht: Harry Simson, Thomas Mithan,  Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Harry Simpson është personi që shihni në këto pamje që ka patur rolin e vëzhguesit në distancë të afërt të Ardian Nikulaj dhe ai është kamufluar si klient hoteli tek Coral dhe si një turist që pëlqente plazhin dhe diellin e Shqipërisë.

Simpson person me precedent penale dhe i përfshirë në botën e narkotrafikut edhe me shtetas shqiptar në Britaninë e madhe, ka informuar ditën e vrasjes ekzekutorin Portuges Ruben Saraiva për praninë e Nikulaj në barin e hotelit si dhe për momentin që objektivi ishte duke folur në telefon.

Një muaj para këtij atentati Haxhiaj dhe Britanikët kanë marrë në Tiranë tek një shtetas një automjet me qira. Me një kontratë 1 mujore një model si autovetura që shihni në pamje Golf 5 ngjyrë blu e errët e kanë marrë për 20 euro dita.

Ky mjet është përdorur para e pas krimit për të lëvizur britanikët dhe portugezi të cilët asnjëherë nuk rrinin bashkë por në ambiente të veçanta.

Britanikët janë larguar me mjetin Golf 5 dhe Portugezi me motorrin me targa greke të vjedhura, ndërsa policia ka mundur të gjej deri në këtë fazë të hetimeve makinën e marrë me qira dhe braktisur në një servis në Shkodër.

Aty janë gjetur prova materiale dhe gjurmë biologjike që kanë ndihmuar hetuesit të dokumentojnë lidhjet e të dyshuarve.

Asnjë prej tyre nuk ndodhet tashmë në Shqipëri dhe janë larguar ndërsa Interpol dhe Europol po punon me palën shqiptare për ti arrestuar 5 shtetasit e huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy