
Është arritur marrëveshja për pagën minimale në Bashkimin Europian. Këshilli Europian njoftoi se gjatë natës pas negociatave mes Këshillit me Parlamentin Europian, u arrit një marrëveshje paraprake politike për projekt-direktivën për pagat minimale adekuate.
Në udhëzimet politike kemi premtuar një ligj për të siguruar pagën minimale në BE. Me marrëveshjen e sotme politike për propozimet tona, ne i kemi përmbushur premtimet.
Kështu shkroi në Twitter Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sipas së cilës “rregullat e reja do të mbrojnë dinjitetin e punës dhe do të sigurojnë që puna të paguhet”.
Për herë të parë Bashkimi Europian vendos kriteret për pagat minimale adekuate dhe të drejta, duke luftuar konkurrencën e pandershme.
Mos zbatimi i direktivës do të nënkuptonte ekspozimin e vendeve ndaj sanksioneve europiane dhe një konflikt të rrezikshëm me Gjykatën Europiane të Drejtësisë.



