Teksa Shqipëria përgatitet që të festojë 112-vjetorin e pavarësisë, e diela e 21 shtatorit 2024 do të prodhonte lajmin që askush se kishte menduar deri më tani. Territori shqiptar do të ndahej, por jo nga një pushtues apo shkëmbim. Një projekt-ide e kryeministrit Edi Rama u botua sëpari në median prestigjoze New York Times e më pas u riprodhua në të gjitha mediat shqiptare, por jo vetëm.

Ky lajm i cili ende s’është sqaruar zyrtarisht se si do funksionojë Bektashi State, ka bërë të mos mungojnë nga teoritë konspirative deri tek reagimet pro dhe kundërshtitë.

Pjesë e shkrimit nga gazetari ishte edhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njohur si Baba Mondi i cili ka thënë se “Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi,”.

24 orë pasi lajmi u shpërnda anë e mbanë botës, erdhi dhe reagimi zyrtarë në faqen e Kryegjyshatës Botërore.

Edhe pse asgjë sështë zyrtare, emri i shtetit më të ri tashmë duket se është bërë fakt.

Siç dhe shihni në këtë adresë komunikimi çdo pyetje apo interes që ka media do duhet ta drejtojë në e-mailin zyrtar “Informacioni i Kontaktit: Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve Tiranë, Shqipëri. Email: media@bektashistate.org

Në një javë, Shteti Bektashi është kthyer në kryefjalën e debatit publik në Shqipëri, ndërsa nga komunitetet fetare ai mysliman ka reaguar zyrtarisht duke dalë kundra dhe duke theksuar se ata nuk janë pyetur dhe janë mazhoranca.

“Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend. Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë. Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh. Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim. Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”.