Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se nga opozita ekziston frika se mos Komisioni për Dezinformimin është një formë e re ligjit antishpifje që u kundërshtua kohë më parë dhe nga BE-ja.
Sipas Kalemajt, situata është paradoksale dhe në krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion pasi punën që duhet të bëjë kjo strukturë e bëjnë komisionet e përhershme.

Mazhoranca imponoi fuqinë e kartonit për të imponuar vullnetin e saj politik në mënyrë të njëanshme, pa gjithë përfshirje duke përjashtuar kërkesat e opozitës të cilat në rastin konkret ishin kërkesa për të pasur më shumë kohë diskutimi, pra kërkesa normale për çdo opozitë.
Në lidhje me Komisionin për Dezinformimin, pavarësisht se u paketua si diçka qe e ka bërë PE, natyrisht e kërkojnë SHBA-të. Është lufta kundër dezinformimit një nga prioritet kryesore të SHBA-ve dhe BE-së. Nuk mendoj se ndonjë deputet i Kuvendit do të ishte kundër kësaj në parim, problemi është dhe u komentua që në fillim nga opozita se mos është një formë e re e ligjit antishpifje, pra ata e nxorën nga dera përfshirë dhe BE-në dhe mazhoranca e fut tani nga dritarja. Ndodh një mënyrë për të kontrolluar median, për të rritur fuqinë arbitrare të AMA-s etj. Kjo ishte frika e opozitës. Pse duhet kaq shumë ngut për të materializuar një gjë të tillë, pa konsultim me grupet e interesit.
Te komisioni tjetër, tek Komisioni i Antikorrupsionit aty situata është akoma dhe më paradoksale sepse aty ekzistojnë të gjithë komisionet e përhershme. Madje e tha dhe Dash Sula, kur tha pse nga 8 krerët e komisioneve ke përfshirë vetëm 5 dhe ke përjashtuar 3 të tjerët. Se kemi komisionet e përhershme që bëjnë punët.



