Zjarret/ Cara: Kjo është verë e rrezikshme, vetëm sot kemi pasur 30 vatra

Zjarret/ Cara: Kjo është verë e rrezikshme, vetëm sot kemi pasur 30 vatra

Prej disa ditësh, vendi ynë po përballet me temperatura ekstreme të cilat kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në shumë zona. Arben Cara, drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së, tha në studion e MCN Informacion se për shkak të temperaturave të larta, numri i vatrave të zjarrit është i madh. 

 

Vetëm sot kemi pasur mbi 30 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë. Tani kemi disa vatra zjarri aktive. E fundit është në malin e Priskës. Po bëhet kontrolli i perimetrit. 

 

Vatrat më problematike kanë qenë në Shëngjin, Fier dhe Kavajë. Është dashur angazhim i madh në terren. Janë tre vatrat më të vështira për këtë sezon veror. 

 

Nisur nga temperaturat me të cilat jemi përballur është konsideruar verë e rrezikshme. Ka pasur planifikim më të mirë se vitet e kaluara. Vrojtuesit e zjarreve kanë qenë aktivë.  

 

Shfaqje zjarri ka më shumë sesa raportohet. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy