Çështja Malltezi, Xama: Favorizim i dyshimtë, por çështje ligjore e dobët

Çështja Malltezi, Xama: Favorizim i dyshimtë, por çështje ligjore e dobët

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, shpjegon se Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet për favorizim në kthimin e një toke që i takonte familjes së tij, ku më pas është ndërtuar një kompleks rezidencial. 

Sipas saj, dokumentet e dosjes hetimore tregojnë për ndryshime statusi të tokës dhe përdorim të bonove të privatizimit përfitues. Ajo shton se Malltezi ka përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, ndërsa prokuroria ka zbuluar pagesa të shumta për shpenzime shëndetësore, donacione dhe shërbime ligjore për Berishën dhe bashkëshorten e tij. 

Megjithatë, Xama thekson se lidhjet mes akuzave janë të dobëta dhe çështja nuk duket e fortë nga ana ligjore.

“Zoti Malltezi akuzohet se është favorizuar për t’i kthyer një tokë që i takonte familjes së gjyshit të tij.
Ai është përkrahur nga Kryeministri në detyrë në atë periudhë.
 

Po ashtu, edhe vjerri i tij, Zoti Sali Berisha, përfitoi nga kjo situatë.
 

Sipas dokumenteve të dosjes hetimore, prona që ata përfituan ka qenë e familjes së tij, por favorizimi erdhi nga qeveria, përmes disa vendimeve për shpalljen e terrenit.
 

Statusi i tokës iu ndryshua me qëllim që aty të ndërtohej, dhe u aplikua edhe procedura e pagesës me bono privatizimi për objektet që ishin mbi këtë tokë.
 

Në këtë mënyrë, ai u favorizua dhe mori tokën, duke u bërë më pas investitor në një kompani ndërtimi.
Në këtë tokë u ndërtua një kompleks rezidencial me nëntëmbëdhjetë pallate, dhe në fund ai përfitoi në mënyrë të paligjshme pesë pikë katër milionë euro, shuma që prokuroria i konsideron të ardhura nga veprat penale.

Prokuroria e posaçme deklaron se Berishës i janë mbuluar disa shpenzime shëndetësore dhe pagesa prej tremijë eurosh për pushime.
 

Janë dhënë gjithashtu disa financime dhe donacione për Fondacionin e bashkëshortes së tij, Zonjës Liri Berisha.
Gjatë dy viteve të fundit, 2023 dhe 2024, janë paguar fatura që lidhen me shpenzime gjyqësore për heqjen e nëngratës në Britaninë e Madhe dhe pagesën e zyrës ligjore në Francë.

Në lidhje me pagimin për ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken, për të sqaruar këto akuza, unë personalisht mendoj se kjo tregon shumë.
 

Në vitin 2016, Homplan ka transferuar në Fondacionin e Zonjës Berisha tetëmbëdhjetë mijë euro.
 

Ndërkohë, në vitin 2022 janë paguar shtatëdhjetë e dy mijë dollarë për shërbime ligjore në Britaninë e Madhe, si dhe dyqind e një mijë euro dhe pesëdhjetë e katër mijë dollarë për të njëjtën studio ligjore.
Gjithashtu, dyqind e trembëdhjetë mijë euro janë paguar për të njëjtën studio në Britaninë e Madhe.
Në vitin 2021 janë paguar edhe trembëdhjetë mijë euro për shërbime ligjore në Francë, sipas dokumenteve të SPAK-ut në dosje.

Nëse shikojmë si janë lidhur këto akuza, për mua kjo është një nga çështjet më të dobëta, jo vetëm para se të arrijmë në këtë përfundim, por edhe më herët."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy