
Vonesat në dërgimin e ndihmave në Ukrainë kanë çuar në pasoja të rënda.
Por, nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë. Aleatët e kanë dëgjuar thirrjen tuaj.
Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Më tej Stoltenberg tha se beson se vendi i duhur për Ukrainën është NATO dhe prandaj po punon fort që Ukraina të bëhet anëtare e kësaj aleance.
Nga ana tjetër Zelensky gjatë fjalës së tij tha se është e rëndësishme që dërgimi i ndihmës ushtarake në Ukrainë të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.



