Rama-Metës: Reflekto, mos e trash zullumin. Popullin nuk ka shans ta marrësh peng

Rama-Metës: Reflekto, mos e trash zullumin. Popullin nuk ka shans ta marrësh peng

Kryeministri Rama i sugjeron presidentit Meta të reflektojë në lidhje me rezolutën që miratoi sot kundër tij Kuvendi.

Nga Përrenjasi, ku vijon fushatën për zgjedhjet lokale, pavarësisht anulimit të datës nga presidenti Meta, Rama i sugjeroi Metës të tërhiqet.

“Dua t’i them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar me 100 vota. Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ku është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy