Johanes Han, vizitë dyditore në Shkup

Johanes Han, vizitë dyditore në Shkup

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe me përfaqësues të sektorit qytetar.

Han siç u konfirmua deri tani zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, njofton MIA.

Në kuadër të vizitës, eurokomisari do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Vizitën në Shkup, eurokomisari Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të realizoj takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Han.

Ai në twiter si të shkëlqyeshëm e vlerësoi takimin me Osmanin dhe Dimitrovin.

“Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t’i shohim rezultatet nga reformat e mëtejshme deri nga fundi i vitit. Për këtë nevojitet bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke përfshirë edhe opozitën”, tha Han.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy