Amnistia financiare/ Mima: Thikë pas shpine integrimit. Tomorri: Rrezikojmë kthimin në parajsë fiskale

Amnistia financiare/ Mima: Thikë pas shpine integrimit. Tomorri: Rrezikojmë kthimin në parajsë fiskale

Amnistia financiare, nisma e propozuar nga qeveria, shihet nga ish-ministri i Ekonomisë, Florion Mima, si një thikë pas shpine ndaj procesit të integrimit. Mima tha se nuk është rastësi momenti në të cilin hidhet zyrtarisht propozimi për ligjin e ri. Gazetari Klodian Tomorri thotë se nisma ka risqe, pasi hap mundësinë e kthimit të vendit në një parajsë fiskale. Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj tha se nisma ka potencialin të legalizojë informalitetin brenda vendit dhe për më tepër ka mungesë transparence në lidhje me mënyrën si është mbërritur te drafti. Elivar Golemi, ekonomiste dhe konsulentë financiare, tha se tavani prej 2 milionë euro, i përcaktuar për amnistinë financiare, është shumë i lartë.      

Florion Mima

A është legjitime qeveria të amnistojë? Po, çdo qeveri ndeshet herët a vonë me kërkesa që lidhen me subjektin për të cilin flasim. Pse tani? Është një ngulje thike pas shpinës procesit të integrimit. BE bashkë me Moneyval kanë qenë kundërshtarë të rreptë të kësaj nisme. Pas jo-së së BE-së, Rama nxjerr nga xhepi këtë nismë që është kërcënim për BE-në. Besoj që kjo nismë, në rast se do të ketë zhvillime të reja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të tërhiqet dhe do të rishkruhet. Qeveria dekurajon të ndershim dhe favorizon të pandershmin.

Klodian Tomorri

Po ta shikosh draftin, aty vetëm emigrantët nuk kanë lidhje, drafti i amnistisë financiare doli për konsultim publik nga Ministria e Financave vetëm 3 apo 4 orë pasi Shqipëria mori jo-në e radhës për hapjen e negociatave. Shumë e fortë për të qenë rastësi. Pra mesazh i qeverisë ju na mbyllni derën andej, ne vazhdojmë këtej. Kjo është një nga risqet më të mëdha të këtij procesi. Nëse nuk hapen negociatat, ekziston një rrezik i madh që Shqipëria të marrë një rrugë të mbrapshtë me këto ligje. Pra atë të kthimit në një parajsë fiskale.

Teuta Nunaj

Është më shumë një amnisti për të legalizuar informalitetin brenda Shqipërisë sesa atë jashtë. Kjo trondit sistemin. Nuk ka transparencë si u mbërrit në këtë ligj. Të vjen si fakt por nuk ka diskutime për një ligj që prek gjithë shoqërinë.  

Elivar Golemi

Vlera është shumë e lartë, e bën shumë skeptike. Është e vështirë të besosh se me punë në të zezë jashtë vendit një individ të ketë akumuluar dhe të ketë kesh në shtëpi 1.5 apo 2 milionë euro. E dyta, si do të dalin këto lekë nga vendet ku janë akumuluar në mënyrë të padrejtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy