Amerikë Latine-Itali, kapen 2 ton kokainë/ Në pranga një kavajs dhe një pukian, trafik me logon Boss (VIDEO)

Amerikë Latine-Itali, kapen 2 ton kokainë/ Në pranga një kavajs dhe një pukian, trafik me logon Boss (VIDEO)

Dy ton kokainë e sekuestruar dhe mijëra doza të shitura në qytetet italiane në vlerën e miliona eurove është bilanci i operacionit Boca del Rio.

Hetimet e SPAK dhe Policisë Italianë përfshi skuadrën Interforza nisën në vitin 2021, ndërsa pas këtij rrjeti qëndrojnë grupet kriminale shqiptare.

Pa u mbushur 72 orë nga kthimi i prokurorëve të SPAK nga Brazili, një grup i fuqishëm i narkotrafikut me aktivitet në Amerikën Latine u godit në Shqipëri.

Në kuadër të Operacionit “Bocha Der Rio” emër i një qyteze në Meksikë në bashkëpunim me italianët dhe të dhënat e përftuara nga komunikimet sekrete Sky, u bë bastisja.

Hetimet kanë nisur tre vite më parë, ndërsa Interforzë, Policia Italiane ajo shqiptare dhe agjentët e SPAK sekuestruan tonelata kokaine dhe sende me vlerë.

“Nga kontrollet sekuestrohen 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera”, njoftoi policia.

Në qytetin e Kavajës dhe Pukës u prangosën me qëllim ekstradimin në Itali, Juljan Kollçaku 34 vjeç, banues në Kavajë dhe Maksim Ndoci 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Ky grup kriminal sipas hetuesve në 6 vite duke nisur nga viti 2018 kanë trafikuar në Itali në qytete si Pisa, Romë, Livorno, Venecia, Firence sasi të konsiderueshme kokaine.

Emisioni “FactCheck” sjell ekskluzivisht pamjet e kokainës të sekuestruara e cila ishte e ambalazhuar në kuti Banana Premiun dhe etiketën Boss.

Kollçaku dhe Ndoci janë lënë në qeli edhe me vendim të gjykatës së posaçme ndërsa pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy