Aktivisti i lëvizjes “Dua të votoj 2025”, Arjan Lleshaj, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e konsideroi si histori suksesi regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV ai u shpreh optimist se do të kapet shifra 220 mijë votues nga diaspora.
“Janë 164 mijë zgjedhjes të pranuar. Për mua është histori suksesi, si nga puna kolosale e KQZ-së, si interesimi nga shqiptarët jashtë vendit. Me progresion aritmetik pritet të kapë 200 mijë, por unë shpresoj edhe më shumë. Paqartësitë në regjistrime, janë ndikues. Do ishte mirë që numri të ishte më i lartë, por është start. A ka patur probleme, patjetër që ka pasur, por edhe nga KQZ është histori suksesi, për mënyrën si qasen dhe sa proaktiv janë. Një gabim mund të ketë qenë prova e adresës, dhe dokumenti. Gabim tjetër është vendosja e nr. të pasaportës, jo nr. personal. Gabimet me identifikimin e ID-së janë tejkaluar. Jam optimist që do kapet shifra 220 mijë minimumi”.



