Regjisori Kastriot Çipi, ndalet me shifra në humbjet marramendëse sipas tij, të cilat pëson buxheti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Çipi deklaroi se problemi i parë që kanë SHBA-të, është ndarja e buxhetit buxheti për mbrojtjen dhe agjencitë e sigurisë.
Është gjysma e buxhetit të përgjithshëm, që është skandal, nuk e ka asnjë vend i botës. Ky buxhet është buxhet luftënxitës.
Buxheti rus për ushtrinë është shumë herë më pak, rreth 12 herë më pak. Nga ky 700 e ca miliardë që harxhohet çdo vit për ushtrinë, gjysma humbet.
Është i asaj që quhet GAO, zyra për llogaridhënien qeveritare, që kontrollon shpenzimet për administratën publike. Kjo provon pse ekziston lufta, pse Amerika shkon në luftë.
Që të kuptojë publiku, që të zhduken 350 miliardë dollarë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, duhet të bëhet luftë dhe me luftë justifikohet humbja e avionëve, tankeve dhe raketave.
Ti lufton 20 vjet në Afganistan, ikën dhe lë gjithë armatimet mbas, nuk ke inventar. Se fshihen nga bilanci. E njëjta gjë po ndodh në Ukrainë.
Kongresi dhe pse nuk e mbyll dot bilancin e Pentagonit, ka miratuar lehtësimin e rregullave për transferimin e armatimit, që do të thotë ulje e kontrolleve.
Me telefon, duhen kaq raketa, predha, nise. Nuk ka kontroll, inventarizim për armatimet që po shkojnë në SHBA.
Ata janë të gjithë engjëj, e kanë bërë që të ndihmojnë Ukrainën.



