Trashëgimia 116 milionë euro e Prigozhin, i kalon djalit Pavel

Trashëgimia 116 milionë euro e Prigozhin, i kalon djalit Pavel

Në testamentin e tij, Yevgeny Prigozhin, ish-kreu i grupit Wagner, ia ka kaluar të gjitha pasuritë e tij djalit të tij 25-vjeçar Pavel, i cili gjithsesi do të duhet të bëjë një “dhurim të aksioneve” të paspecifikuar dhe të ndajë trashëgiminë me familjen e tij.

Dokumenti, i cili po bën xhiron e grupeve të Telegramit dhe që duket të jetë i fundit i firmosur nga Prigozhin, është parë nga media investigative The Insider.

Duke shtuar të ardhurat e kompanive me vlerën e pronave, djali i ish-shefit të Putinit duhet të marrë “rreth 12 miliardë rubla (116 milionë euro)”, një vlerësim i ngjashëm me atë të bërë nga Business Petersburg në 2019, i cili fliste për një pasuri prej 14.6 miliardë rubla.

Pa marrë parasysh borxhin midis 75 dhe 80 miliardë rubla (rreth 785 milionë euro) që Ministria e Mbrojtjes ka kontraktuar me kompanitë e Prigozhin dhe të cilin Pavel do të ishte i gatshëm t’i shlyente.

Por sipas asaj që raporton The Insider, Pavel Prigozhin do të duhet të luajë edhe rolin e donatorit në bazë të një “marrëveshjeje premtimi për dhuratën e aksioneve”, në dokument, por nuk specifikohet se cilat janë këto aksione, dhe cilit do t’i duhet t’ia dhurojë ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy