Vrasja e Kastriot Reçit, dy të dyshuarit i nënshtrohen analizës së ADN-së

Vrasja e Kastriot Reçit, dy të dyshuarit i nënshtrohen analizës së ADN-së

Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të Reneas, Remal Rada dhe Elton Hithit. Mostrat u janë marrë dy të dyshuarve ditën e sotme. Organi i akuzës në Lezhë kërkon që të krahasojë ADN-në me gjurmët e ADN-në e gjetur tek snapjeri që u përdor gjatë ekzekutimit të Kastriot Reçit në 7 janar 2020. Prokuroria e Lezhës ka dyshime se Rada dhe Hithi mund të kenë informacion se ku është marrë snajperi që u përdor për të vrarë Reçin. Mostrat e ADN-së u janë marrë dy të dyshuarve në paraburgimin 313-s.

Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper nga largësia, në momentin që sapo kishte zbritur nga makina, në qendër të Rrëshenit. Ngjarja ndodhi më 7 janar 2020. Reçi, një emër i njohur në qytetin verior, nuk ishte person i skeduar nga policia, por emri i tij lakohej për trafik droge. 47-vjeçari ishte pronar i një televizioni me seli në Lezhe “Media Plus” dhe një bar-kafe në Rrëshen me emrin “Mirdita”.

Rada dhe Hidhi u arrestuan katër ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Double strike”. Në makinën e Radës, ish-efektiv i RENEA-s, u gjet një snajper, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy