Kina akuzon SHBA-në për dhjetëra mijëra sulme kibernetike

Kina akuzon SHBA-në për dhjetëra mijëra sulme kibernetike

Pekini akuzon Uashingtonin se ka vjedhur të dhëna të rëndësishme, veçanërisht nga një universitet kërkimor.

Kina akuzoi këtë të hënë Shtetet e Bashkuara se kishin kryer dhjetëra mijëra sulme kibernetike kundër saj, me anë të të cilave kanë vjedhur të dhëna me ndjeshmëri të lartë, veçanërisht nga një universitet kërkimor. 

Uashingtoni rregullisht drejton gishtin nga Pekini për hakerimin e kompanive amerikane ose agjencive qeveritare, në një sfond rivaliteti midis dy fuqive.

Kina i mohon me forcë këto akuza dhe thotë se është vetë viktimë e sulmeve kibernetike nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ky shtet rrallë paraqet shembuj konkret të sulmeve të supozuara. 

Por, një raport i publikuar të hënën nga Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike të Kinës (CVERC) akuzon NSA, agjencinë e inteligjencës ushtarake amerikane, për kryerjen e dhjetëra mijëra sulmeve kibernetike në Kinë vitet e fundit.

NSA u bë e famshme nga një nga ish-shkencëtarët e saj kompjuterikë, amerikani Edëard Snoëden, i cili zbuloi ekzistencën e një sistemi global të mbikëqyrjes për komunikimet dhe internetin. 

Raporti akuzon një degë të NSA, Tailored Access Operations (TAO), se është infiltruar në Universitetin Politeknik Veriperëndimor, me seli në Xi'an (Kina veriore). 

Ky institucion i arsimit të lartë, i financuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, është i specializuar në kërkimin aeronautik dhe hapësinor.

CVERC akuzon TAO-n se ka marrë kontrollin e dhjetëra mijëra pajisjeve të rrjetit nga universiteti, si serverët, terminalet dhe ruterat, duke e lejuar atë të aksesojë  të dhënat thelbësore teknike , të tilla si Fjalëkalimet. 

TAO vodhi më shumë se 140 gigabajt të dhëna me vlerë të lartë  me ndihmën e organizatave evropiane dhe të Azisë Jugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy