Shoferja e dehur përplas makinën me karburantin në anë të rrugës (VIDEO)

Shoferja e dehur përplas makinën me karburantin në anë të rrugës (VIDEO)

Një automjet që drejtohej nga një vajzë në gjendje të dehur ka përfunduar brenda një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës gjatë natës së shkuar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40,në autostradën Durrës–Tiranë, te një karburant, ku Sadjona Dervishi, nga Durrësi, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij.

Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy