“QSUNT ndalon analizat”, Eskiu: E njëjtja gjë ka ndodhur me spitalin e Beratit 3 vite më parë. Ministrja dhe Rama të mbajnë përgjegjësi (VIDEO)

“QSUNT ndalon analizat”, Eskiu: E njëjtja gjë ka ndodhur me spitalin e Beratit 3 vite më parë. Ministrja dhe Rama të mbajnë përgjegjësi (VIDEO)

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli nëpërmjet një deklarate për mediet ditën e djeshme tha se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë urdhër për ndalimin e analizave laboratorike për pacientët, për shkak të tejkalimit të buxhetit mujor të koncesionarit privat që menaxhon këtë shërbim.

Mjeku Erges Ekskiu tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo situatë është e paralajmëruar që para 3 vitesh dhe se  Rama dhe ministrja e Shëndetësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë. 

Nuk është thelbi tek marrja e shërbimit, por të harxhojmë kaq lekë dhe të vjedhim kaq lekë. Si problem nuk është vetëm sot. Është dhënë alarmi që me spitalin e Beratit 3 vite më parë.

Nuk kanë për qëllim shëndetin e pacientit, por të vjedhin sa më shumë se koncesionet ia kanë dhënë njerëzve të tyre. 

Duhet të mbajë përgjegjësi ministri i Shëndetësisë dhe Edo Rama. Gjithçka e vendos Kemi 12 vjet me një kryeministër që nuk dëgjon asgjë. 

Opozita duhet të vërshojë në rrugë deri sa Rama të detyrohet të bëjë hapa pas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy