Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo, analizoi në studion e emisionit “Zonë e lirë” zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Irani ka lëshuar dy raketa. Ka lajme se këto janë manovra të Izraelit që mundohet ta paraqesë Iranin si rrezik. Nuk besoj se është në psikologjinë strategjike ushtarake të Iranit të ketë këtë lloj qasjeje. Objektivi i Iranit është të godasë në mënyrë efektive Izraelin. Në momentin që futen SHBA në luftë, avantazhi është në kampin amerikano-izraelit.
Me Iranin është shumë e vështirë të bisedohet.
Mund të themi se Irani ka mundësi ta fitojë luftën. Forcat e NATO-s kanë kërkuar të tërhiqen nga Iraku dhe të pozicionohen në drejtim të Kurdistanit. SHBA janë në pozitë të vështirë. Është pak serioze për udhëheqësin më të madh të botës të jetë në njëfarë kakofonie për çfarë po ndodh me luftën. Menduan se do të mbaronte shumë shpejt dhe populli iranian do të merrte fatet e veta në dorë. Është një moment i vështirë sepse këto dy ditë vendoset fati i shumëçkaje.



