Alihmehmeti: Nder dhe privilegj të kem mbështetjen e komunitetit, primaret e rëndësishme në këtë garë

Alihmehmeti: Nder dhe privilegj të kem mbështetjen e komunitetit, primaret e rëndësishme në këtë garë

Ilir Alihmehmeti në studion e emisionit ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar lidhur me garën për bashkinë  e Tiranës, u shpreh se ndjehet i privilegjuar kur ke mbështetjen e komunitetit.

Ai tha se pavarësisht kësaj ai do ti nënshtrohet procesit të primares, e  cila sipas tij është dhe e vetmja rrugë ku do jetë kjo popullatë ajo që do vendos për kandidatine mundshëm.  

Është nder dhe privilegj të mbështetesh nga komuniteti. E them këtë sepse në fund fare ne do ta mendojmë këtë diskutim dhe pozicion si shërbim të atij komuniteti. Ne kemi një proces që quhet primarja e cila është e rëndësishme sepse është hapja dhe është përtej anëtarësisë. U shkon votuesve në dorë sepse ne të gjithë kemi një ndjesi, na imponuan, jemi lodhur etj etj, ky proces i vë kapak këtyre elementëve dhe i jep hapësirë kujdo dhe i shkon për analizim asaj popullate që më pas do të vendosë dhe ajo do vendos për kandidatin që i ka vlerat dhe do i shërbejë më mirë.

Më tej Alihmehmeti deklaroi se primaret është hera e parë që ndodhin në Ballkan dhe kjo nuk mund të përjashtojë as problemet me të, por sipas tij kjo është e vetmja rrugë për të shkuar të bashkuar kundër kësaj makinerie.

Një shtysë kaq e madhe nga një komunitet kaq i gjerë që del përtej logjikës ne duhet të kemi një fron të bashkuar dhe jemi të sigurtë se kundër një makinerie duhet të shkojmë të bashkuar dhe kjo zgjidhet përmes primareve. Unë jam një person që shoh anën si dokument zyrtar. Gjërat duhen bërë me rregull dhe seriozitet. Me primaret është hapur fushata, nuk është një fushatë e shkurtër. Mos të harrojmë se fushata e vërmë për bashkinë ishte vetëm 50 ditë, këtu ka një përgatitje shumë më të madhe n një terren më ndryshe se ai që kishim më përpara. Terreni është ndryshe nga 8 vitet e kaluara që i kemi para syve. Primaret duhet të jenë serioze dhe transparente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy