Gjermania paralajmëron Izraelin për aneksimin e Bregut Perëndimor

Gjermania paralajmëron Izraelin për aneksimin e Bregut Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka paralajmëruar Izraelin se plani i tij për të filluar aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor do të shkelte ligjin ndërkombëtar. Megjithatë, Maas nuk pranoi të thotë se cila do të jetë përgjigjja e Gjermanisë ose Evropës nëse Izraeli e bën një hap të tillë.

Maas e këri këtë paralajmërim gjatë vizitës së tij në Jeruzalem të mërkurën, vetëm disa javë para se Izraeli, të vënë nën kontrollin e tij zonat e territorit palestinez ku ndodhen vendbanimet e paligjshme izraelite, në përputhje me një propozim të presidentit amerikan Donald Trump që ai e quajti një "plan të Lindjes së Mesme".

Maas tha se Gjermania dhe Bashkimi Evropian "kërkojnë dialog" me Izraelin. Por ai e bëri të qartë se Evropa e konsideron aneksimin jo të pajtueshëm me ligjin ndërkombëtar.

"Nuk mund të them sa do të kushtojë kjo. Ne jemi në marrëveshje në BE-në, e cila kërkon dialog. Sot, jam në Izrael për t’u informuar mbi planet e qeverisë së re", tha Maas.

Plani i aneksimit është kritikuar ashpër nga disa prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit, përfshirë Gjermaninë, të cilët thonë se ripërcaktimi i njëanshëm i hartës së Lindjes së Mesme do të shkatërronte çdo shpresë për krijimin e një shteti palestinez dhe arritjen e një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy