Moldavia merr sistem radar për të mbrojtur hapësirën ajrore nga Moska

Moldavia merr sistem radar për të mbrojtur hapësirën ajrore nga Moska

Moldavia ka marrë një sistem radar për të monitoruar hapësirën e saj ajrore, një mjet për të parandaluar shkeljet e përsëritura të hapësirës së saj ajrore nga raketat ruse që synojnë Ukrainën. Në shtator Kishinau kishte shpallur synimin e tij për të blerë një radar Ground Master 200 (GM 200) të prodhuar nga kompania franceze e mbrojtjes Thales.

Radari, i cili mund të monitorojë avionët deri në 250 kilometra larg, mund të integrohet gjithashtu në një sistem të mbrojtjes ajrore.

Ministri i Mbrojtjes Anatolie Nosatii e përshkroi radarin e marrë nga Moldavia si një mjet jetik për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të vendit.

“Incidentet e fundit në të cilat është shkelur hapësira ajrore e vendit tonë kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve nevojën urgjente për të konsoliduar aftësitë mbrojtëse të Moldavisë ,” tha ai.

Çmimi i paguar për radarin nuk u bë i ditur. Ushtria e ish-republikës sovjetike, e cila numëron 2.6 milionë banorë, shpesh është e pajisur me pajisje kryesisht të rrënuara që datojnë nga epoka sovjetike dhe pajisjet e reja përfaqësojnë një hap të madh përpara.

Që nga fillimi i ofensivës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar, tensionet mes Moskës dhe Kishinjeut janë rritur ndjeshëm.

Qeveria aktuale moldave pro-BE, ka dënuar agresionin kundër Kievit dhe tha se Rusia po komploton të përpiqet të rrëzojë qeverinë aktuale.

Në një intervistë televizive, kryeministri Dorin Recean theksoi se Moldavia ka nevojë për një sistem modern të mbrojtjes ajrore për t’u marrë me kërcënimin rus.

Nëse Kremlini vendos të na sulmojë, do të na sulmojë. Dhe çfarë do të përdorë populli për të mbrojtur veten?

Javën e kaluar, Parlamenti miratoi një strategji të re sigurie që identifikon “Moskën” dhe “korrupsionin” si kërcënimet reale të sigurisë së vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy