Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze.
Mbi fshatin Dukat i Ri janë raportuar tre vatra zjarri aktive dhe nëse nuk ndërhyhet do përhapen me shpejtësi shprehen banorët e fshatit.
Kujtojmë se zjarri edhe në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni është ndërprerë për shkak të erës së fortë.
Për shkak të vështirësive nga era është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës.



