Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen tre makina, plagosen gjashtë vajza

Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen tre makina, plagosen gjashtë vajza

Një aksident i masiv i rëndë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas mesnate në Fushë-Krujë.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosura 6 vajza.

Nga përplasja e tre makinave u plagosënë gjashtë vajza, pesë prej të cilave udhëtonin në makinën tip 'Benz a class' të drejtuar nga Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra dhe një nga Lezha, që po udhëtonte në një tjetër mjet tip 'Peugeot', Alketa Volaj 33-vjeçe.

Gjashtë vajzat mësohet se janë dërguar në spitalin e Traumës.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

“Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip "Audi" me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip "Benz" dhe  me  mjetin tip "Pezho" me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar  drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip "Pezho" shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe,  të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera nga ky aksident i rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy