Deputeti i PD Saimir Korreshi duke folur në MCN Live tha se grupi Bardhi dhe Berisha janë në bisedime për të gjetur një konsensus përfundimtar. Ai theksoi se është i rëndësishëm bashkimi i demokratëve dhe riorganizimi në të gjitha nivelet, duke prekur bazën. Korreshi vë sakaq në dukje se në një moment dialogu të tillë palë duhet të çedojë pak nga plani personal.
Akoma jemi në bisedime mes dy palëve për të gjetur një konsensus. Besoj se do t’i rikthehemi jetës partiake. Pjesa më e vështirë dhe ajo që na ka ndarë gjatë gjithë kohës ka qenë pjesë sa i përket partisë. Besoj se jemi në një konsensus kohët e fundit. Besoj se kemi gjetur një lloj qetësie dhe status quo-je me njëri tjetrin. Kjo na ka bërë t’i harrojmë ato sherret, cic mic-et e brendshme dhe sharjet mes demokratëve. Tani është koha që këto t’i konkretizojmë në një bashkim konkret. Ne nuk prisnim as fatin e Berishës, as ndonjë fat të dikujt tjetër. Ka qenë një konsensus që në takimet e para me deputetët, ku kemi kërkuar të vazhdojmë betejën në Parlament, të ulim armët dhe më pas të merrej edhe me partinë. Nuk mund të jetë një negociatë pa të. Tani është momenti që PD të jetë e bashkuar. Hyjmë në vitin zgjedhor pak a shumë. Që në prill do ketë organizim të partisë, për t’i lënë kohë riorganizimit të degëve të partisë, që kanë nevojë për një riorganizim dhe ripërfshirje. Besoj se riorganizimi do t’i prekë të gjitha nivelet e strukturës së PD, e rëndësishme është të preket baza”.
I pyetur a do pranoni ta drejtojë Berisha nga shtëpia PD-në, Korreshi tha:
Duke qenë se grupi sa ka ardhur dhe zgjerohet, besoj do ketë kurajon dhe guximin për të bërë zgjedhjen më të mirë për demokratët. E mira tani është bashkimi i demokratëve, ribërja e strukturave të PD. E mira do ishte që të treja këto struktura të shkriheshin në një. Do ishte idealja për demokratët në këto moment. Ka një moment që kur hyn në dialog secila palë duhet të çedojë pak nga plani personal, secila palë. Sepse nëse vazhdojmë atje ku kemi nisur, do rrahim ujë në hava. Ne kemi një takim sot. Shumë deputetë do ulemi sot për të diskutuar se ca mendimi kemi gjithsecili, përpara se të kalojmë te takimi i madh nesër”.



