Avokati i aktores së filmave porno, Stormy Daniels, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet një disk, një veprim që konsiderohet si paralajmërim për presidentin Trump. Michael Avenatti, i cili është përfaqësuesi ligjor i Daniels, e shoqëroi foton me mesazhin: Nëse një foto vlen sa 1000 fjalë, sa fjalë vlen kjo?
Avenatti ka thënë se disku përmban prova që tregojnë se presidenti Trump ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me Stephanie Clifford (që në filma njihet si Stormy Daniels).
Clifford do të japë një intervistë në CBS sonte. Ajo pretendon se është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur në lidhje me marrëdhënien me Trump disa vite më parë.



