
Avokati Marsid Gupi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se nuk po i jepet rëndësi mënyrës si po ndërtohet akuza për zyrtarët e lartë, duke shtuar se të gjithë po bëjnë show.
Sipas Gupit, do duhen mbi 10 vjet që të bëhet procesi gjyqësor ndaj Berishës.
Ky është show simbolik. Mundohet të tregojë forcën, por nga ana e veprës penale, elementëve që e përbëjnë atë dhe mënyra si formësohet akuza aty ndodh e gjithë loja politike. Ndërtimi i akuzës, i fashikullit hetimor, me faktet që mblidhen për të vërtetuar ekzistencën e veprës penale çedon, ndërkohë që bëhet ky show thjesht për të kënaqur perceptimin e qytetarëve.
Prandaj e thashë pak më përpara që në momentin që tregohen muskujt tregon që shteti ka rënë. Pse? Sepse i jepet rëndësi mënyrës dhe formës së marrjes së të pandehurit me masës së sigurimit dhe nuk i jepet rëndësi asaj që është thelbi i procesit penal, pra mënyra si ndërtohet akuza.
A ekzistojnë faktet dhe provat të cilat krijojnë bindjen dhe dyshimin e arsyeshëm që këto subjekte kanë konsumuar veprën penale. Me aq unë kam informacion, dhe i kam parë këto dosje të gjitha çedojnë.
Po të marr vetëm një dosje 500 faqe, që është për zotin Berisha, e dini sa vite duhen që të bëhet procesi gjyqësor. Mund të duhen mbi 10 vjet. Nuk ka shanse që të zgjidhet para 10 vitesh.



