Bashkimi Evropian ka apeluar që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të destabilizojë situatën.
Po ashtu Brukseli tha se sqarimet mbi interpretimet për marrëveshjen për targat ta adresojnë në kuadër të dialogut.
BE kërkon nga të gjitha palët që të respektojnë në tërësi dhe pa kushte marrëveshjet dhe aranzhimet e arritura më 23 nëntor të vitit të kaluar, me të cilat edhe Kosova edhe Serbia u pajtuan për masat specifike rreth targave për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në tërësi te propozimi i BE-së për të normalizuar raportet e tyre”.
Stano tha se rinovimi dhe kontrolli teknik kur bëhet fjalë për makinën dhe jo targat, nuk konsiderohet si rinovim i targës. Ai shton se çdo pyetje për interpretim të asaj që është arritur më 23 nëntor duhet të diskutohet në dialog dhe jo të merren veprime të pakontrolluara në terren që mund ta destabilizojë situatën edhe ashtu fragjile.



