Ambasada amerikane: Tani mund të aplikosh online për shtyrje vize (FOTO)

Ambasada amerikane: Tani mund të aplikosh online për shtyrje vize (FOTO)

Ambasada amerikane në Shqipëri ka lajmëruar se do të ketë lehtësime në  procedurën e aplikimit për shtyrje vize. Sipas njoftimit të dhënë në rrjetet sociale (Facebook), ata që u skadon viza 12 muajt e fundit mund të aplikojnë online lehtësisht. Programi është i disponueshëm për ata që kanë viza të vlefshme ose që sapo u ka skaduar.

Njoftimi:

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë. Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy