
Kryeministri Edi Rama, reagon sërish me çmimin e energjisë elektrike, teksa thotë se e mirëkupton tërësisht stresin e madh të kësaj kohe.
Ndaj për gjithë ata që sipas tij, pa dëgjuar e lexuar reagojnë mbrapsht iu thotë se qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesit e vogël dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo.
Lufta po i ngre zgupthi çmimet! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet.



