
Ulet dukshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 oërve të fundit janë regjistruar vetëm 38 raste të tilla, nga 1 762 testime të kryera.
Ndërkohë, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj kohe është dy: një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.



