Udhëheqësi i Hezbollahut tregon arsyet pse u vonua sulmi ndaj Izraelit

Udhëheqësi i Hezbollahut tregon arsyet pse u vonua sulmi ndaj Izraelit

Sulmi i Hezbollahut ndaj Izraelit si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak të lëvizjes, Fuad Skukr, u vonua për disa arsye, ku bisedimet e armëpushimit në Gaza ishin njëra prej tyre, tha udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

"Lëvizja ishte e gatshme të hakmerrej menjëherë pas vrasjes së Fuad Shukr, por ne e kuptuam se Izraeli dhe aleati i tij, Shtetet e Bashkuara, po përgatiteshin për përgjigjen tonë dhe çdo nxitim në rrethana të tilla do të nënkuptonte humbje. Përveç kësaj, ne dëshironim t’u jepnim një shans bisedimeve të Gazës", u shpreh Nasrallah, citon kanali televiziv “Al Manar”.

Ai vuri në dukje se të dielën, Hezbollahu vendosi të veprojë veçmas nga aleatët, duke u udhëhequr nga "konsideratat e veta, të cilat do të zbulohen më vonë". Anëtarët e tjerë të të ashtuquajturit Boshti i Rezistencës që mbështetet te Irani, fraksionet radikale palestineze dhe lëvizjen jemenase Ansar Allah (Houthis) "do të vendosin se si t'i përgjigjen Izraelit në mënyrë të pavarur", theksoi ai.

Situata në Lindjen e Mesme u përshkallëzua sërish të dielën mbrëma kur Izraeli sulmoi objektivat e Hezbollahut në Liban, për të parandaluar sulmin e tij të mundshëm me raketa në territoret izraelite. Megjithatë, Hezbollahu tha se kishte lëshuar më shumë se 320 raketa në Izrael dhe e quajti këtë sulm një përgjigje fillestare ndaj vrasjes së komandantit të lartë ushtarak Fuad Shukr në Bejrut. Më vonë, u bë me dije se faza e parë e këtij operacioni kishte përfunduar.

Hezbollahu thotë se goditi bazën ushtarake izraelite Glilot pranë Tel Avivit

Sulmi i Hezbollahut kishte në shënjestër bazën ushtarake të Izraelit Glilot rreth 1.5 kilometra larg Tel Avivit, tha udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

"Kur planifikuam hakmarrjen tonë, vendosëm që nuk do të targetonim objektet civile dhe popullsinë civile, por objektivat ushtarake pranë Tel Avivit dhe të lidhura me vrasjen e komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr. Ne vendosëm se do të ishte baza Glilot”, tha ai.

Sipas Nasrallah, kjo bazë u zgjodh për shkak se aty ndodhet e ashtuquajtura njësia 8200 e inteligjencës ushtarake izraelite, e cila është përgjegjëse "për organizimin e vrasjeve politike".

Hezbollahu thotë se është hakmarrë ndaj Izraelit për vrasjen e Shukr

Hezbollahu është hakmarrë për vrasjen e komandantit të saj ushtarak Fuad Shukr, tha lideri i lëvizjes Hassan Nasrallah.

"Hakmarrja për vrasjen e Shukr ishte e suksesshme, siç e kishim planifikuar. Ata që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në jug të vendit, mund të kthehen në shtëpi," u shpreh ai.

Nasrallah nuk përjashtoi se nëse Hezbollahu nuk është i kënaqur me rezultatet e operacionit të tij dhe reagimin e Izraelit, ai "rezervon të drejtën t'i përgjigjet sërish Izraelit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy