Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u diagnostikua me inflamacion të zorrëve dhe do të pushojë për 3 ditë, bëri sot me dije Zyra e tij.
Një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Netanjahu ka pësuar një helmim ushqimi dhe është transportuar në spital gjatë orëve të natës.
Duke e përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si të mirë, Zyra tha se “nën drejtimin e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët e shtetit që nga shtëpia”.
Sipas Channel 12, kryeministri nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Knessetit të së dielës dhe në seancën e tij gjyqësore para Gjykatës së Qarkut të Tel Avivit të planifikuar për të hënën.
Netanjahu paraqitet para gjykatës dy herë në javë në lidhje me procesin ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.
Netanjahu, gjyqi i të cilit filloi më 24 maj 2020, është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del në bankën e të akuzuarve si i pandehur penal në historinë e vendit.
Ai përballet gjithashtu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, me Gjykatën Ndërkombëtare Penale.



