Fermeri nga Shkodra Kujtim Plangaj në një lidhje skype në 'Zgjohu me MCN' ka folur për varietetin e veçantë të qepës që kultivon për të cilën shprehet se është afërsisht 300 vjeçare dhe e veçanta e saj qëndron në faktin që nuk të djeg.
Ai tha se synimi i tij është që të thyejë rekordin Guinness duke krijuar vargun e qepëve 110 metër të gjatë dhe me peshë 1.5 ton.

Shkodra njihet për shumë gjëra, por zona jonë e mbjell qepën prej vitesh. Synimi im është të thyej rekordin guinnes për vargun më të gjatë të qepës por gjithmonë nëse kam dhe mbështetjen e qeverisë, ministrisë së bujqësisë që të realizoj vargun 110 metër të gjatë dhe me peshë 1.5 ton.
Akoma se kam nisur vargun e qepës, por më duhet një konfirmim nga qeveria për mbështetje financiare. Kam dëshirë ta nis me këtë sezon të ri të qepëve. kjo lloj qepe është një varietet autoktonë, ky varietet qepe është afërisht 300 vjeçar.
Këtë vit mbjellja e qepës këtë sezon ishte mesatarisht 400 lekë të reja kg i qepujkës dhe unë mbjell deri në 4 dynym tokë çdo vit. Është varietete elitë nuk djeg kur e konsumon. E marin dhe qytete e tjera këtë lloj qepe, por farën jo e ruajmë vetëm zona jonë.



