Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Rafuna: Nuk implementohen, ne duhet të punojmë për një treg të përbashkët

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Rafuna: Nuk implementohen, ne duhet të punojmë për një treg të përbashkët

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve kanë qenë të shumta, por problemi më i madh mbetet zbatimi i tyre.

Problem është implementimi. Nuk kemi një trupë që monitoron implementimin e marrëveshjeve. Koordinimi institucional ekziston, por jo në nivel të kënaqshëm. Ne këtu çalojmë sidomos me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera të BP. Shqipëria dhe Kosova duhej të kishin një raport të veçuar. Pse ne duhet të kemi procedura doganore? Pse malli nga Prishtina në Tiranë të mos qarkullojë me një faturë të vetme? Tirana zyrtare na është përgjigjur “jemi duke studiuar”. Por ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë.

Sipas tij, të dy qeveritë duhet të bashkëpunojnë për një treg të përbashkët.

Ne duhet të punojmë që të bëjmë një treg. Ekonomikisht mund të funksionojmë si një trup i vetëm. Kosova 1.6 milionë, Shqipëria afërsisht 2 milionë. Duhetë të luftojmë të bëhemi më atraktivë sepse kemi detin. Serbia nuk e ka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy