Rusia ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj gruas dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden.
Vendimi është pjesë e një pakete të re sanksionesh të shpallura nga Rusia ndaj 25 individëve amerikanë.
Pjesë e sanksioneve është bërë bashkëshortja e Presidentit amerikan, Jill Biden dhe vajza Ashley.
Ky hap u ndërmor “si përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA-ve kundër figurave politike dhe publike ruse”, thuhej në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Rusisë.



