Tom Cruise shpenzon 500 mijë paund vetëm për të rinisur xhirimet e filmit “Mision i pamundur 7”

Tom Cruise shpenzon 500 mijë paund vetëm për të rinisur xhirimet e filmit “Mision i pamundur 7”

Tom Cruise thuhet se ka shpenzuar 500 mijë paund në një anije për ekipin e xhirimeve të filimit “Mision i pamundur”.

Misioni i Pamundur u detyrua të ndalonte xhirimet në Venecia, Itali në Shkurt kur pandemia e koronavirusit sa filloi të përhapej.

Për të rinisur xhirimet ka qenë vetë aktori Cruisë që ka marrë përsipër faturën prej 500 mijë paund për të vazhduar xhirimet në anijen Hurtigruten.

Anija Hurtigruten është vendosur në brigjet e Norvegjisë, ku kamerat janë bërë gati për filmime. Burime kanë thënë për The Sun se stafi janë të tmerruar nga vonesat e mëtejshme. “Tom është i vendosur të mos ketë më vonesa. Studioja beson se do t'i mbajë të gjithë të sigurt dhe do ta përfundojë këtë xhirim."

Kompania Hurtigruten konfirmoi se ata kishin dhënë me qira dy prej anijeve të tyre deri në shtator kompanisë që punon në filmin “Mision i pamundur 7”.

Gjithsesi besohet se filmi nuk do të jetë gati deri para vitit 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy