Që prej 8 dhjetorit, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj partie vijojnë qëndresën e tyre para Kryeministrisë në shenjë protestë kundër korrupsionit të lartë të qeverisë.
Lapaj dhe mbështetësit e tij kërkojnë dorëheqjen e Ramës për t’i lënë hapësirë krijimit të një qeverie tranzitore me afat 12 muaj.
Në kërkesën e Shqipëria Bëhet përbërja e qeverisë duhet të jetë me profesionistë të lirë që do të bëjnë të mundur ringritjen e institucioneve të pavarura dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme.
Gazetari Mariglen Kume gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv nga protesta tha:
Aktivistët po tentojnë të ngrenë një çadër, mbetet për t’u parë nëse do të lejohen nga policia. Kërkesat janë të ngjashme me ato që ka artikuluar dhe PD, e cila ka paralajmëruar që nesër do të organizojë foltoren e radhës.
Palët nuk janë bashkuar për të pasur një platformë të përbashkët. Protesta ka vijuar e qetë. Lapaj në fjalën e tij ka adresuar akuza nga kryeministrit Rama. Sipas Lapajt, Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që ka dhënë



