Shanaj: Filma kam luajtur, Teatrin e kam frikë! S’kam xhelozi për aktorët e mirë, i admiroj

Shanaj: Filma kam luajtur, Teatrin e kam frikë! S’kam xhelozi për aktorët e mirë, i admiroj

Aktori Mevlan Shanaj kujton vizitën e tij në Kosovë në vitin 1980, për të cilën shprehet se ndodhi nga bashkëpunimi mes televizioneve.

Ai kujtoi për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, se në atë kohë marrëdhëniet mes dy televizioneve dhe universitetet ishin të përsosura dhe kjo vazhdoi që kur u fitua pavarësia.

Kam takuar dhe Kryeministra dhe iu them çfarë keni që nuk keni marrëdhënie siç kemi pasur në Jugosllavi, a do këtë bashkëpunim pa kapriço shqiptarësh? Pse kur bota ka ecur dhe zhvillohet ne vazhdojmë të jemi stan, arnaut. Kolegët e mi në Kosovë kishin lirinë e lëvizjes. Ne iu thashë që kemi liri të tjera, martesat e kryqëzuara fetare.

I pyetur se pse nuk e ka preferuar kurrë Teatrin, Shanaj tha se është diplomuar për Teatër dhe pas diplomimit ka patur një “super shfaqje”

Ai kujtoi se pa mbaruar ende iu bë ftesë për film tek “I teti në bronz”.

Hyra në kinema, duke qenë ende student. Në atë kohë shkëlqente Rikard Ljarja, më pas Timo Flloko etj. Ndrenika dhe Vangjush Furxhiu janë heronj, krijojnë personazhe. Regjisorët krijojnë prototipa, krijuan çiftin e famshëm Rikard- Roza. Profesori që më kishte dhënë shfaqjen e diplomës Naim Frashëri, më tha ç’do ti në televizion. Hajde më thotë mua dhe shkojmë në Komitetin e Partisë. Ka qenë Fadil Paçrami që mbulonte kulturën. Më tha që nuk bëra gjë. Mbeta në RTSH, si regjisor dhe nuk pata kohë të merresha me skenën. Filma kam luajtur në vijimësi, por regjisura më pushtoi. Në atë kohë më mungonte skena e Teatrit, kurse tani e kam frikë. Sot jam në vite dhe përvojë i elaboruar. E di mirë procesin e aktorit, por që ta bësh është shumë e vështirë. Të merr frymën publiku.

Shanaj bëri të ditur se lëvron portretin në dokumentar dhe se aktualisht po bën një të tillë për Rikard Ljarjan.

Ai i njohu vetes si mangësi tolerancën dhe nuk ka pasur inat pse dikush ka qenë aktor i zoti, por se inati i ka ardhur se pse s’ka qenë ai si ai.

Çfarë xhelozie të kem unë për Rikard Ljarjan, Vangjush Furxhi? Vetëm i admiroj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy