Dy deputetët e partisë së Macron-it, vizitë në Tiranë: Nuk ndërhyjmë në debatin e brendshëm

Dy deputetët e partisë së Macron-it, vizitë në Tiranë: Nuk ndërhyjmë në debatin e brendshëm

Dy deputetë të Parlamentit francez, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, përfaqësues të partisë së presidentit Macron, La Republique En Marche, kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputeten Blerina Gjylameti, në Kryesinë e Kuvendit.

Dy deputetët francezë kanë bërë thirrje për dialog, në mënyrë që palët në Shqipëri të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik. Ata janë shprehur se qëllimi i vizitës së tyre në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk kanë pranuar të komentojnë situatën e brendshme politike në Shqipëri.

“Gjatë takimeve tona kemi pasur takime edhe me opozitën. Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm politik shqiptar. Por unë mendoj që për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat, sidomos për reformën në drejtësi. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë”, tha deputeti Jacques Maire.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy