Paralajmërimi i kryeminsitrit spanjoll për Katalonjën: Nesër bëhet …

Paralajmërimi i kryeminsitrit spanjoll për Katalonjën: Nesër bëhet …

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka folur nga Brukseli për masat e jashtëzakonshme që do të ndërmarrë Madrid për të pezulluar autonominë e këtij rajoni si përgjigje ndaj referendumit mbi pavarësinë.

Kemi arritur një situatë limit në Katalonjë, Nesër do të merren masa për të vendosur sundimin e drejtëpërdrejtë të Katalonjës, tha kryeminsitri spanjoll.

“Do të kuptoni së është e vështirë për një vend, për një qeveri të BE-së, të shkelet ligji, të shkelet shteti i së drejtës, duke organizuar një referendum vetëvendosje pavarësisht ndalimit të tij nga drejtësia”, theksoi Rajoy në përfundim të një samiti të BE-së në Bruksel.

“Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm, ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat që të mos shkojmë në një situatë të vështirë”, theksoi shefi i qeverisë spanjolle, që refuzoi të tregojë se çfarë masash do të marrë qeveria e tij të shtunën për të ri sjellë ligjin dhe normalitetin institucional në Katalonjë.

Duke pezulluar autonominë e rajonit, sikurse e parashikon një artikull i Kushtetutës ende i papërdorur, Madridi shpreson të rimarrë në dorë situatën në këtë rajon ku jetojnë 16 për qind e spanjollëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy