Negociata të reja/ Armëpushimi Izrael-Hamas kthehet në tryezën e bisedimeve

Negociata të reja/ Armëpushimi Izrael-Hamas kthehet në tryezën e bisedimeve

Grupi militant palestinez Hamas thotë se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes një propozimi të paraqitur nga ndërmjetësit, i cili do të lirojë pesë pengje të tjerë në Izrael në këmbim të një armëpushimi 50-ditor.

Khalil al-Hayya, udhëheqësi më i lartë i Hamasit jashtë Gazës, tha se grupi kishte miratuar një projekt-marrëveshje të dërguar nga ndërmjetësit egjiptianë dhe Katari.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë gjithashtu planin dhe paraqiti një "kundërpropozim për ndërmjetësit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara".

Nëse bihet dakord, marrëveshja e re e kufizuar e armëpushimit mund të përkojë me festën myslimane të Fitër Bajramit, e cila kremtohet sot. 

Të shtunën, zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar konsultime mbi propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit.

Ai tha se kundëroferta izraelite ishte rënë dakord me SHBA, por nuk dha detaje të mëtejshme. SHBA nuk ka komentuar publikisht mbi këtë çështje.

Kujtojmë që së fundmi forcat izraelite nisën një operacion tokësor në Rafah dhe vazhduan sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës pas një armëpushimi që kishte hyrë në fuqi më 19 janar, përfundoi në fillim të këtij muaji. Të dyja palët nuk ishin në gjendje të binin dakord për një fazë të dytë të marrëveshjes pas përfundimit të së parës.

Gjatë fazës së parë, Hamasi kishte liruar 33 pengje. Grupi i mbështetur nga Irani mendohet se mban ende 59 pengje, megjithëse jo të gjithë besohet se janë gjallë.

Hamasi kishte këmbëngulur më parë për t'iu përmbajtur marrëveshjes origjinale, me negociatat për të filluar një fazë të dytë që parashikonte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të një tërheqjeje të plotë të forcave izraelite në Gaza dhe përfundimit të luftës. Por ato negociata nuk filluan kurrë.

Izraeli dhe SHBA në vend të kësaj propozuan që faza e parë e armëpushimit, e cila skadoi një muaj më parë duhet të zgjatet, pa asnjë garanci të qartë se lufta do të përfundonte.

Izraeli akuzoi Hamasin për refuzimin e zgjatjes dhe më 18 mars rifilloi sulmet e tij ushtarake në Gaza.

Më shumë se 900 njerëz në të gjithë territorin kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite që atëherë, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë, familjarët e pengjeve të mbetura kanë akuzuar Netanyahun se ka vënë në rrezik jetën e pengjeve duke thyer armëpushimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy